Kur ke humbur 4 ndeshje në fazë përgatitor dhe je vënë rëndshëm në dyshim, si dhe kur je eleminuar një sezon më parë nga një skuadër amatore, reagimi është pikërisht i tillë. Bajerni nuk është se kishte ndonjë nevojë të tregonte veten ndaj një ekipi të kategorisë së pestë gjermane, por kishte kaq shumë “maraz” të mbledhur në “fyt” saqë shpërtheu me furi të paparë. Nga minuta e parë deri në të fundit, nuk e hoqi “këmbën nga gazi” në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë, raundi i parë, duke fituar 12-0 në fushën e Bremer SV-së. Çupo-Moting veshi “petkun” e Robert Levandovskit duke qenë heroi me 4 gola e 3 asistë. Ishte ai që hapi rezultatin në 8’, ndërsa Toliso përfundoi detyrën në 88’. Trajneri Julian Nagelsman nuk është se u kishte dhënë ndonjë porosi shumë të veçantë lojtarëve të tij, ndërsa la shumë prej tyre pushim, edhe pse jo Tomas Mylerin që ishte në rolin e kapitenit.
Bajerni: Ulraih, Sarr, Nianzu, Zyle (Ç. Riçards), O. Riçards, Kimih (Kuison), Toliso, Musiala (Gnabri), Tomas Myler (Tilman), Sane (Buth), Çupo-Moting. Tr. Nagelsman.
Sfidanti.al