Inzagi jo i sigurt për Interin në Champions: Përvoja e Realit peshon!

Trajneri zikaltër do të duhet që të mësohet vetë me presionin, diçka që paraardhësi i tij, Antonio Konte, nuk e kishte problem. Gjithsesi, kur ndeshesh me Realin e Madridit në Champions kërkohet më shumë sesa të përballosh presionin, pasi po luan me ekipin më të shquar të këtij konkurrimi. Interi pret madrilenët në “San Siro” këtë të mërkurë dhe përvoja e spanjollëve është kaq e madhe saqë mund të rezultojë vendimtare. Këtë e thotë edhe Inzagi. “Ajo që ka ndodhur në të kaluarën (vjet) i përket të kaluarës, – thotë ai, – kemi një rast të madh për të shkruar një faqe të re në historinë e klubit në të tashmen. Grupi nuk është aspak i lehtë, por duam kualifikimin. Mendoj se përvoja është shumë e rëndësishme në këto ndeshje dhe Reali ka një përvojë të madhe. Na duhet të jemi të zotë në mbajtjen e topit”.

Sfidanti.al