Nuk është gjë e vogël të luash 177 ndeshje në këtë konkurrim të madh, dhe të barazosh një legjendë si Iker Kasijas. Kristiano Ronaldo nuk njeh moshë kur vjen puna tek futbolli, por festimi për këtë barazim rekordi nisi që përpara sesa të shënonte golin e avantazhit të përkohshëm të Mançester Junajtidit në fushën e Jang Bojsit. Gjatë nxemjes, Kristiano goditi pa dashur me top një roje private sigurie që po qendronte pranë tribunave. Roja u shtri përtokë nga goditja e cila siç duket ishte e fortë, dhe portugezi vrapoi ta ndihmonte e të interesohej për gjendjen e tij, ndërsa aty shkuan edhe njerëz të stafeve mjekësore. Për fat, roja nuk pati probleme, dhe Ronaldo ishte i qetë kur nisi ndeshja. Ai shënoi në 13’ duke thelluar rekordin e tij të golave në Champions me 135 (Mesi është i dyti me 120), por duke dalë i humbur nga fusha e lojës.
Sfidanti.al