Gara për president të FIFA-s mund të marrë një drejtim të papritur, pasi në skenë kanë dalë emra të rinj që mund t’i sfidojnë Gianni Infantinos për drejtimin e institucionit më të rëndësishëm të futbollit botëror.
Mediumi i njohur francez L’Equipe ka raportuar të shtunën se një grua mund të jetë kundërkandidate e Infantinos në zgjedhjet e ardhshme për kreun e FIFA-s, të cilat pritet të mbahen në mars të vitit të ardhshëm në Rabat të Marokut.
Sipas raportimit, UEFA po e shqyrton mundësinë që të mbështesë Michele Kangun, presidente e klubit francez Olympique Lyon dhe një prej figurave më të njohura në futbollin e femrave.

