Parashikimet e Championsit, jo shumë “të ëmbla” me Mesin e Ronaldon!

Paris SG dhe Mançester Junajtidi nuk janë pretendentët kryesorë për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon. Kështu del në një përllogaritje të një kompanie të specializuar (Grejsnot – Gracenote) për parashikimet sportive. Kandidatët më të fortë për t’u shpallur kampionë të Europës janë Bajerni si numri 1 dhe Mançester Siti si numri 2. Këta janë mbi Paris SG ku luan Lionel Mesi, që është në vendin e 7-të. Man. Junajtidi i Kristiano Ronaldos është lënë jashtë 8 pretendentëve të parë! Gjithsesi, nga skuadrat angleze, ajo që cilësohet si më pak e mundshmja për të fituar është Liverpuli (me përjashtim të Junajtidit), ndonëse është 6 herë kampione e Europës. Kjo pasi të kuqtë e Klopit janë në një grup shumë të fortë. Çelsi, kampion në fuqi i Europës, vlerësohet si pretendenti numër 5 pas Realit të Madridit dhe Barcelonës. Gjithsesi, asnjë skuadër nuk ka ndonjë avantazh të madh, pasi Bajernit i jepen 18 për qind shanse dhe Sitit 17 për qind.

Sfidanti.al