Tirana fiton derbin, “ringjallet” Vllaznia

Tirana ka fituar derbin me Partizanin në Air Alabania me shifrat 3-1. Bardheblutë e Klafuriç kanë dominuar falë golave të Xhixhës (7’) dhe Kis (78’,85’). Autori i golit të vetëm për Partizanin ishte Himallari në të 36’. Pas gjashtë ndeshjesh Tirana ngjitet në vendin e katërt me tetë pikë ndërsa Partizani gjendet në vendin e 9 me 4 pikë.

Ndërkohë në Shkodër një gol i Muratajt ndaj Dinamos në pjesën e parë i ka mjaftuar Vllaznisë për të marrë fitoren e parë në kampionat. Pas gjashtë takimesh Vllaznia mban vendin e shtatë me pesë pikë ndërsa Dinamo City qëndron në vendin e tretë me 12 pikë.