Për të qeshur e për të qarë. Nuk dihet se i kujt ka qenë mendimi, por së fundmi në media ka dalë lajmi se në akordin e brazilianit me Paris SG ka një “aneks” që parashikon diçka jo shumë të zakonshme. Flitet për një klauzolë që mund të cilësohet “morale” dhe që i siguron Nejmarit gati 6 milionë euro në sezon nëse e respekton. Çfarë shkruhet në klauzolë? Që Nejmari duhet të jetë i sjellshëm, i përpiktë, të kryejë detyrimet ndaj tifozëve pa u mërzitur, dhe të mos krijojë polemika që mund të jenë politike ose fetare. Në një farë mënyre, Nejmari ka pranuar “t’i thithin (pjesërisht) gjakun” mjafton që të marrë 6 milionë euro. Me gjasë, të tillë luftëtarë për të drejtat e njeriut si Lebron Xhejmsi apo Ljuis Hamiltoni nuk do ta kishin nënshkruar kurrë një kontratë të tillë. Edhe për Nejmarin, gjithsesi, mbetet pikëpyetja nëse mund të jetë gjithnjë i sjellshëm! Vështirë!
Sfidanti.al