Interi me “linjën e të rinjve” dhe me projektin e Inzagit

Ka nga ata që thonë se skuadra ka ende mentalitetin e Antonio Kontes, por padyshim që ky është një nënvleftësim për punën e trajnerit të tanishëm. Simone Inzagi po përgatit një Inter për të mbrojtur titullin kampion të fituar vjet, ndërsa skuadra në përgjithësi po bazohet tek të rinjtë. Lautaro Martinez është i tillë, Korrea po ashtu, Bastoni, Barela, Sensi. Nga të ardhurit në verë, duke përjashtuar Xhekon, më i vjetri ishte 27-vjeçari Çalhanoglu, ndërsa disa veteranë mund të largohen vitin tjetër si Kolarov, Ranokia, Vidal apo edhe Sançez.

Ndërkaq, De Vraj është kthyer në një “shtyllë” dhe jo vetëm tek Interi. Qendërmbrojtësi është i padiskutueshëm në kombëtaren e Holandës me trajnerin e ri, Luis Van Gal, ndërsa Inzagi është i kënaqur me rendimentin që jep. Tjetër diskutim për Sensin, pasi kombëtarja e Italisë nuk ia ka hapur dyert plotësisht, por trajneri zikaltër ka besim tek cilësitë e mesfushorit që cilësohet si “treçerekësh”, pra me shikimin drejt sulmit.

Sfidanti.al