Edhe Kristian Vieri “e di” që Halandi do të shkojë tek Reali

Ish-sulmuesi i shquar i Italisë deklaron se i kanë thënë që sulmuesi i sotëm norvegjez do të shkojë në Madrid. Këtë e deklaron në një diskutim publik në Tuiter me Antonio Kasanon, diskutime që janë krijuar për të tërhequr publikun dhe që ngjajnë më shumë si thashethemet përpara gotës në tavolinën e një lokali. Kasano i thoshte Vierit që Halandi do të luajë për Bajernin sezonin e ardhshëm, dhe Kristiani ia ktheu se i kanë thënë për Realin, “ndonëse nuk e di nëse kjo është e vërteta”. Gjithsesi, e përditshmja spanjolle “AS” shkruan se Reali ka si plan që ta marrë edhe Halandin, pasi të marrë Mbapenë, duke pasur parasysh se nuk do të shpenzojë për kartonin e francezit. Nëse nuk arrihet Halandi, plani “B” është Robert Levandovski.

Sfidanti.al