Ramosi nis të shqetësojë tifozët e PSG-së, sërish në dyshim për lojë

Ishte një nga blerjet e mëdha të verës, ish-kapiteni i Realit të Madridit që iu bashkua ish-kapitenit të Barcelonës, Lionel Mesi. Veçse, nëse Leo e bëri debutimin për Paris SG, Sergio Ramos nuk po ia del edhe pse po kalojnë ndeshjet në Ligën e Parë, dhe po afron Championsi. “L’Ekip” njofton se qendërmbrojtësi nuk e ka marrë veten nga dëmtimi muskulor në këmbën e majtë dhe se nuk do të jetë pjesë e ekipit që do të luajë në kampionat ndaj Klermonit këtë fundjavë. Po ashtu, nuk pritet që 35-vjeçari të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të grupeve në Champions ndaj Klub Bryzhit të Belgjikës. Sipas mediave franceze, tifozët e PSG-së kanë nisur të kenë dyshime nëse Ramosi do të jetë një përforcim i vlefshëm për ekipin e tyre, apo thjesht një reklamë e madhe.

Sfidanti.al