Finalistes së US Openit, Fernandez, mësuesi i tha “hiq dorë nga tenisi, merru me shkollën”!

Padyshim që arsimimi do t’i kishte bërë mirë, dhe do ta kishte bërë më të kulturuar, një njeri që do ta kishte kuptuar më mirë jetën, dhe më të këndshëm për krejt shoqërinë. Po ashtu, edhe nga ana financiare, ndoshta nuk do të ishte keq, por gjithsesi vajza që sot është 19 vjeç zgjodhi rrugë tjetër. Më shumë se gjithçka, Lejla Fernandez ndoqi pasionin e saj që ishte tenisi dhe sot është një hap larg titullit në US Open, duke dalë në finale. Tenistja kanadeze, me origjinë të përzier ekuadoriano-filipinase pati një këshillë nga mësuesi i saj i dikurshëm që i tha ta linte sportin dhe t’i kushtohej shkollës. Lejla nuk e dëgjoi mësuesin e saj e ndoshta do t’i dërgojë ndonjë dhuratë tani që arriti në finale.

Sfidanti.al