Mahrezi dy herë e ka harruar çdo të thotë të kalosh kufirin e shpejtësisë në Angli

Si futbollist nuk ke ç’i thua, është shumë i mirë, e jo më kot Mançester Siti e mban të shtrënguar fort. Gjithsesi, “kali i kuq e ka një huq” thotë populli, dhe Rijad Mahrez hera-herëz ka qejf ta ngasë makinën tepër shpejt. Nëntorin e vitit të kaluar ai u diktua nga policia rrugore që po ecte me shpejtësinë 120 milje në orë (rreth 160 km në orë), në një rrugë ku kufiri ishte shumë më poshtë, dhe tani e gjobitën 2 500 paundë, e më keq, i hoqën 56 ditë patentën, pra e ndaluan të dilte si drejtues mjeti në rrugë për këto ditë. Kur ishte tek Leisteri u gjobit 900 paundë dhe iu hoq patenta për 6 muaj sepse u kap me shpejtësi 77 milje në orë në një rrugë me limit 50 milje në orë. Nuk thonë kot që autoritetet britanike nuk të falin as shkelje 5 milje në orë, ndaj edhe ka shumë pak aksidente atje.

Sfidanti.al