Lukaku me Inzagin? Do të jetë më afër portës, më i rrezikshëm!

Me Antonio Konten shkëlqeu dhe padyshim ishin një dyshe e veçantë, por duket se ka të ardhme të madhe tek Interi për Romelu Lukakun. Madje, ndryshimi i trajnerit ndoshta mund të ndikojë për mirë për sulmuesin belg, ndonëse kjo duket paradoksale. Legjenda e futbollit italian dhe e Interit apo Juventusit, Alesandro Altobeli, mendon se me Inzagin do të jetë më mirë për Lukakun. “Inzagi do të ketë lojë më sulmuesi, – thotë Altobeli, – kjo do të bëjë që Lukaku do të jetë më pranë portës, pra do të jetë më shumë i rrezikshëm. Në zonë do të arrijnë më shumë krosime dhe topa, dhe ai do të ketë më shumë mundësi. Për mua, Interi mbetet favorit për titullin në Serinë A”.

Sfidanti.al