Sporti amerikan është mësuar të dominojë në Lojrat Olimpike, të paktën që pas vitit 1992 në përfundim të Luftës së Ftohte, si dhe disa herë para Luftës së Dytë Botërore. SHBA kanë fituar më shumë medalje se të gjitha vendet e tjera të botës nëpër Olimpiada, por Tokio 2020 po tregon se dominimi nuk do të jetë aq i lehtë, pasi Japonia dhe Kina janë duke rivalizuar fort. Gjithsesi, ka qenë një periudhë kur në skenë doli një tjetër superfuqi, Bashkimi Sovjetik (BRSS), i cili dominoi në periudhën kur konkurroi me Amerikën. Që nga viti 1952 në Helsinki, kur sovjetikët debutuan në Lojra, e deri në 1992 kur garuan si Komonuelthi i Shteteve të Pavarura, ata fituan 7 Olimpiada ndaj 4 të SHBA-së. Në total, BRSS mori 1 122 medalje të të tre llojeve, nga të cilat 440 të arta, ndërsa amerikanët patën 1 002 medalje nga të cilat 410 të arta.
Në foto, Larisa Latinina (BRSS), rekordmene e medaljeve në Olimpiada!
Sfidanti.al