Legjenda italiane e notit, Pelegrini, mbyll karrierën e lavdishme!

Në vendin e saj e quajnë “E Shenjta” dhe kjo padyshim ka një kuptim, dhe përmban një vlerësim shumë të madh. Federika Pelegrina, e dashura “Fede” e italianëve, vendosi t’i jepte fund karrierës së saj të lavdishme pas garës së notit në 200 metra stil i lirë në Tokio 2020. Ajo doli vetëm në vendin e 7-të, dhe në moshën 32-vjeçare nuk është më në kulmin e formës, por mban rekordin e notares së vetme që është kualifikuar në 5 Olimpiada radhazi në të njëjtën disiplinë (200 metra stil i lirë). “Përfundon këtu, – tha ajo për mediat italine, – ishte një udhëtim i bukur që e shijova plotësisht”. Pelegrini ka rekordin botëror në 200 metra stil i lirë si dhe dy rekorde europiane.

Sfidanti.al