Vaksinimi vazhdon të ecë me ritme të shpejta në Europë dhe në të gjitha vendet e pasura, por gjithsesi epidemia nuk dëshiron të largohet. E provon Reali i Madridit që ka humbur dy nga yjet kryesorë, qoftë edhe për një periudhë 2-javore. Pasi Karim Benzema doli pozitiv, i infektuar edhe djali i ri, David Alaba. Mbrojtësi austriak do të duhet të izolohet për dy javë dhe do të kthehet në ekip vetëm kur të dalë me test negativ. Benzema mund të kthehet më shpejt, por që të dy lojtarët do humbasin ndeshje përgatitore, madje mbrojtësi mund t’i humbasë të gjitha. Si mundet që trajneri Karlo Ançeloti ta përgatisë skuadrën siç duhet për sezonin në këto kushte, dhe nuk ka asnjë garanci që ndonjë lojtar tjetër mund të sëmuret, siç ndodhi vjet me Ramosin e me shumë të tjerë.
Sfidanti.al