Jo vetëm protesta e dy lojtarëve ndër më kryesorët në botë, por edhe një ngjarje që ndodhi në fushën e lojës, kur tenistja Paula Barbosa u largua nga ndeshja me ndihmën e një karroce me rrota sepse u godit nga një valë të nxehti. Spanjollja u tërhoq nga ndeshja e sëmurë. Pak orë më parë, tenisti rus, Danil Medvedev, iu kërcënua gjyqtarit të ndeshjes duke i thënë “unë mund të vazhdoj të luaj, por nëse unë vdes, kush mban përgjegjësi?” Përveç tij, numri 1 i botës, Novak Gjokoviç, lëshoi kritika të forta për organizatorët që kishin vendosur orar të papërshtatshëm. Sipas një studimi tenistët në këtë orar në Tokio rrezikojnë goditje nga vapa, dehidratim dhe rraskapitje, ndërsa temperatura është 32 gradë dhe lagështia 90 për qind. Kjo bën që temperatura të ndihet si 39 gradë. Orari i ndeshjeve do të ndryshojë nga 12:00 në 16:00.
Sfidanti.al