Hajde merre vesh këtë Mbapenë: Ëndrra ime, Championsi me Paris SG

Reali i Madridit po e priste me krahë hapur dhe dukej se kështu do të ndodhte. Kilian Mbape ka refuzuar ftohtë dhe prerë deri tani që të rinovojë kontratën me Paris SG, dhe përfundimi mendohej i parashikueshëm. Gjithsesi, në një intervistë të fundit me revistën e klubit, së bashku me Nejmarin, sulmuesi 22-vjeçar mori një “muzikë” tjetër. “Dëshira ima më e madhe është që të fitojë Championsin me Paris SG”, – ka thënë ai. Kjo nuk do të thotë se ai domosdo do të rinovojë, por shprehja e një dëshire të tillë tregon se mbetet i lidhur me skuadrën e qytetit të tij të lindjes. Ose do të rinovojë, ose do të luajë edhe një sezon për të fituar Championsin para se të largohet për tek Reali. Kështu të thotë logjika.

Sfidanti.al