Inzagi: Xheko e Çalha të mëdhenj; Marota: Do marrim sulmues tjetër!

Besohet se pak gjë i mungon, ndonëse këmbëngulja është për të plotësuar edhe më shumë radhës. Trajneri i Interit, Simone Inzagi, bëri një “inventar” të lojtarëve që ka, dhe të atyre që i ka, por që i mungojnë për arsye të ndryshme. Përfundimi ishte që “Lukaku u largua papritur, dhe skuadra duhet të kompletohet”. Gjithsesi, më tej ish-tekniku i Lacios numëron sesa futbollistë të mirë ka në dispozicion. “Xheko e Çalhanoglu janë të mëdhenj, – tha ai, – të mos harrojmë se mungonin Lautaro e Sançez. Do të vijë një sulmues i ri, do të kthehet edhe Galiardini. Më vjen keq që nuk aktivizova 3 mbrojtësit si Ranokia, D’Ambrozio e Kolarov që janë stërvitur në mënyrë shembullore, por doja që Sensi të luante, po ashtu Dëmfris”. Jo keq për Interin, ndërsa administratori i deleguar, Bepe Marota, thotë se “do të vijë një sulmues tjetër”. Ky sulmues duhet të jetë Korrea i Lacios, siç e pohoi edhe Igli Tare.

Sfidanti.al