Zemërimi i “los blankosve” për refuzimin e dhimbshëm që bëri vjet sulmuesi francez ndaj klubit madrilen nuk është zbehur aspak. Këtë e tregon qartë një sondazh i bërë nga “Marka” lidhur me transferimin e mundshëm të Kilian Mbapesë tek Reali. Plot 69 për qind e atyre që u përgjigjën në anketë (mbi 120 000 njerëz)
“Erling Halandi vlen 1 miliard euro”
Kështu shprehet agjentja e tij, Rafaela Pimenta, që është pasardhëse e të ndjerit Mino Raiola. Erling Halandi vlen 1 miliard euro, por pikërisht kjo vlerë e tij e madhe sportive bën që ai të imponohet në klubet ku shkon të luajë dhe të pranojë klauzola të vogla. Kështu ndodhi me Dortmundin, ku klauzola ishte më
Mbape e kalon më në fund Levandovskin, golshënuesi numër 1 i 2022-it!
Për tre vitet e kaluara, “mbreti” kishte qenë sulmuuesi polak i Bajernit të Mynihut. Robert Levandovski ishte shpallur “Këpuca e Artë” jozyrtare në Europë, ndërsa këtë herë është detyruar të kënaqet me një vend në podium. Kilian Mbape është shënuesi më i mirë në Europë për 2022-in, duke llogaritur golat me ekipin e klubit dhe
Si i shpëtoi Halandi kartonit të kuq ndaj Evertonit?!
Trajneri Pep Guardiola ia hoqi vërejtjen dhe theksoi se futbollisti e tij dëgjoi. Dakord, por kjo vetëm pasi Erling Halandi i shpëtoi një kartoni të kuq rreth 20 minuta pasi kishte shënuar golin e avantazhit për Mançester Sitin ndaj Evertonit. Sulmuesi norvegjez, tepër i acaruar nga taktikat e miqve, u vërsul drejt futbollistit ukrainas, Vitali
Guardiola: Halandi të bëjë më shumë kujdes, por arbitrit i takon të vendosë!
Trajneri katalanas padyshim që ishte i dëshpëruar pas barazimit me Evertonin që e la ekipin e tij 7 pikë larg vendit të parë në Premier. Nuk ishte kjo mënyra sesi Pep Guardiola donte që të përfundonte ky vit, por ja që e tillë erdhi. Shifrat 1-1 prishën punë, dhe Halandi rrezikoi të përjashtohej, ndërsa tekniku
I pangopuri Haland: Rekordet? Mund të kisha shënuar 5 gola!
Nuk dëshiron ta thotë se cili është objektivi i tij, por padyshim që ka të bëjë me një numër të frikshëm golash. Me gjasë, Erling Halandi po ndjek rekordin e Lionel Mesit të vitit 2012 kur shënoi pa fund për Barcelonën, ndaj është gjithmonë i pakënaqur me veten. Edhe pse ka 20 rrjeta në vetëm
Erling Halandi është “Usain Bolti” i golave në Premier Ligë!
Mançester Siti padyshim që është me fat që e ka dhe sulmuesi nga Norvegjia nuk po zhgënjen. Erling Halandi jo vetëm ndihmoi ekipin në fitoren tepër të rëndësishme 3-1 në fushën e Lidsit në Premier Ligë (duke mos lejuar shkëputjen e mëtejshme të Arsenalit), por edhe vendosi një rekord të madh. Gjigandi 22-vjeçar arriti në
Guardiola paralajmëron “tifozin e Lidsit”, Erling Haland!
Jeta i ka dhënë mundësinë të luajë në një nga Arenat më të bukura të botës. Po ashtu, në njërin nga ekipet më elitare të planetit. Erling Halandi është sot një binom fitues me Mançester Sitin e Pep Guardiolës, por gjithsesi e kaluara do t’i dalë përpara me emocione të forta kur të zbresë në
Endriku ka një kusht për të ardhur tek Reali, nuk dëshiron përplasje me Halandin!
Është vetëm 16 vjeç, pra është ende tepër i vogël për t’u krahasuar me gjigandin nga Norvegjia që është 21. Gjithsesi, “Marka” shkruan se sulmuesi adoleshent nga Brazili, Endrik, i ka vendosur kusht Realit që të mos marrë Halandin, nëse dëshiron të marrë atë. Futbollisti i Palmeirasit pëlqehet nga shumë klube europiane, dhe madje Barcelona
Halandi ia bën qejfin vendit ku luan: Anglia mund ta fitojë Botërorin
Superylli norvegjez është i detyruar thjesht që të japë opinione sepse nuk do të mundë të luajë në Katar. Kombëtarja e tij nuk është kualifikuar dhe Erling Halandi do të jetë spektator e ndoshta analist, siç bën në një intervistë të fundit për mediat angleze. Ylli i Mançester Sitit ka pohuar se kombëtarja e vendit