Për tre vitet e kaluara, “mbreti” kishte qenë sulmuuesi polak i Bajernit të Mynihut. Robert Levandovski ishte shpallur “Këpuca e Artë” jozyrtare në Europë, ndërsa këtë herë është detyruar të kënaqet me një vend në podium. Kilian Mbape është shënuesi më i mirë në Europë për 2022-in, duke llogaritur golat me ekipin e klubit dhe me kombëtaren, duke arritur në 56! Në moshën 24-vjeçare, ylli i PSG-së e arrin këtë për herë të parë në karrierë. Erling Halandi ishte i dyti me 46 gola dhe mesataren më të mirë të Europës (1.07 gola për ndeshje), ndërsa Levandovski është i treti me 42. Pas tyre janë Taremi (Porto+Iran), Nkunku (Lajpcig+Francë), Mesi (PSG+Argjentina) dhe të tjerët.
Sfidanti.al