Luka Modriç refuzon Al Nasrin, synon edhe sezonin tjetër tek Reali!

Po luan edicionin e tij të 11-të në këtë skuadër. Kapiteni i Kroacisë, edhe në moshën 37-vjeçare, duket njëlloj si lojtari që ka qenë vitet e kaluara dhe kërkon të vazhdojë me Realin. i tillë plani i Luka Modriçit, të paktën sipas të përditshmes “Marka”, që thekson se mesfushori veteran është i vendosur që të fitojë edhe një vit tjetër kontratë në Madrid. “Marka” shkruan se Modriç ka marrë oferta tepër të mëdha nga klube të tjerë, dhe në listë është edhe Al Nasr, klubi që mori Kristiano Ronaldon dhe synon ish-kapitenin e Realit, Sergio Ramos.

Sfidanti.al