Premier Liga, nga ku u largua, është turneu i parë i futbollit në botë, pra më i miri. Kristiano Ronaldo ishte aty, në elitën e rruzullit, por përplasjet me trajnerin e Mançester Junajtidit, Ten Hag, e bënë që ta braktiste. Tashmë, superylli portugez pritet të nisë aventurën e radhës, me gjasë të fundit në karrierën e tij, në kampionatin e Arabisë Saudite, për ekipin Al Nasr. Përtej rrogës së jashtëzakonshme prej 200 milionë eurosh në sezon, më e madhja në historinë e sportit, Ronaldo do të luajë në një ligë që ndodhet shumë poshtë në renditjen botërore, poshtë 33 vendeve të para, poshtë edhe kategorisë së tretë në Angli (League Tëo), me një koeficient besohet 10 herë më të vogël sesa Premier Liga angleze. Ai fluturon sot drejt Arabisë Saudite, ndërsa nesër ka prezantimin zyrtar tek Al Nasri. Nëse do të jetë mirë fizikisht, mund të luajë që të enjten.
Sfidanti.al