Kanë fituar Kupën e Botës, por për publikun në Torino kjo ka vlerë vetëm me një kusht, që kjo dyshe të ndihmojë Juventusin për të arritur suksese këtë sezon. Angel Di Maria dhe Paredes, dy argjentinasit e kombëtares, janë “në shënjestër” të tifozëve juventinë pasi kanë vazhduar pushimet në vendin e tyre pas triumfit në Katar. Po ashtu, ata ishin në festën e organizuar nga Leo Mesi, bashkë me gratë e tyre natyrisht, ndërsa në Torino skuadra bardhezi vazhdon stërvitjen. Natyrisht, Di Maria dhe Paredes kanë pasur ngarkesë dhe Botërori i lodhi jo pak, por Juventusi i priti, ashtu si Lautaro Martinezi dhe Paulo Dibala u kthyen përkatësisht tek Interi dhe Roma. Dyshja argjentinase u bashkua sot me shokët, por nuk pritet që ata të luajnë në ndeshjen e parë të Serisë A në 4 janar ndaj Kremonezes.
Sfidanti.al