Çmenduri në NBA, 20 minuta për të rregulluar koshin në Denver

Trajneri i vendasve, Majkëll Maloun, e shprehu hapur pakënaqësinë e tij, ndërsa ndeshja ndaj Bostonit u zvarrit e u zvarrit. “Nuk e di sesa njerëz duhen për të rregulluar një kosh në NBA, – tha ai, – do të kishte qenë mirë që ta kishin zëvendësuar koshin. Do të kishte kërkuar më pak kohë”. Vonesa ishte 20 minuta pas një zhytjeje të një lojtari të Bostonit, ndërsa dy punonjës me shkallë e me vegla nuk po ia dilnin dot. U shtuan disa punonjës të tjerë, u shtua një shkallë tjetër. Më në fund, ia dolën, ndërsa basketbollisti i Bostonit, Xhejlën Braun, u ankua duke thënë se “vonesa të tilla shkaktojnë dëmtime”. Denveri fitoi 123-111.

Sfidanti.al