Kështu shprehet agjentja e tij, Rafaela Pimenta, që është pasardhëse e të ndjerit Mino Raiola. Erling Halandi vlen 1 miliard euro, por pikërisht kjo vlerë e tij e madhe sportive bën që ai të imponohet në klubet ku shkon të luajë dhe të pranojë klauzola të vogla. Kështu ndodhi me Dortmundin, ku klauzola ishte më pak se 60 milionë euro. Pimenta thekson se “Halandi do të jetë i pari futbollist, vlera e kartonit e të cilit do të arrijë në 1 miliard euro”. Halandi sot luan për Sitin, ndërsa në të ardhmen pritet të shihet nëse do të kalojë në kampionatin spanjoll. Pimenta thotë se ka raport të mirë me presidentin e Realit, Perez, por sidomos me atë të Barcelonës, Laporta.
Sfidanti.al