Erling Halandi është “Usain Bolti” i golave në Premier Ligë!

Mançester Siti padyshim që është me fat që e ka dhe sulmuesi nga Norvegjia nuk po zhgënjen. Erling Halandi jo vetëm ndihmoi ekipin në fitoren tepër të rëndësishme 3-1 në fushën e Lidsit në Premier Ligë (duke mos lejuar shkëputjen e mëtejshme të Arsenalit), por edhe vendosi një rekord të madh. Gjigandi 22-vjeçar arriti në 20 gola në kampionat në vetëm 14 ndeshje, diçka së cilës nuk i është afruar askush më parë, të paktën në epokën e Premier Ligës nga viti 1992 e deri më sot.  Pas tij është Kevin Filipsi që pati nevojë për 21 ndeshje, Fernando Torresit iu deshën 27, Alan Shirerit 29, Sergio Agueros 30, Tieri Henrisë 34 dhe Harri Kejnit plot 40 ndeshje. E tillë diferenca e Halandit me legjendat. Siti ka 35 pikë ndaj 40 të Arsenalit pas 15 javëve.

Sfidanti.al