Leah Uilliamson, që sipas të gjitha gjasave lexohet “Lia”, është “shefja” e kombëtares së femrave të “tre luanëve”. Në një revistë kushtuar pikërisht vajzave dhe grave (“Shëndeti i grave”), ajo flet duke protestuar se futbolli është ende lojë që drejtohet nga burrat, ndaj edhe për femrat nuk tregohet kujdesi i duhur. Çështja e saj kryesore është ajo e periudhave (që, ne në shqip i quajmë “zakone”). “Ato ditë shkaktojnë dhimbje kaq të mëdha saqë nuk jemi në gjendje të japim atë që duhet në fushë, – thotë Uilliamsoni, – po ashtu, na krijon stres përpara sesa të vijnë nga shqetësimi se çfarë mund të ndodhë. Ka pasur ditë, kur nuk kam qenë në gjendje të lëviz. Nëse burrat do të kishin periudha si ne, do të kishin marrë masa dhe do ta kishin zgjidhur këtë punë”. Federata Angleze, ashtu si federatat e tjera në botë, drejtohet nga meshkujt, dhe kapitenia e Anglisë thotë se “FA na ka lënë 50 vjet prapa duke mos na lejuar të luajmë në stadiumet e ekipeve të djemve”.
Sfidanti.al