A do t’i mbajë dot Bajerni, Musialën, Hernandezin dhe Dejvisin?!

Punë dreqi kur je në Bundesligë, në një kampionat ku fituesi dihet ende pa filluar gara. Pavarësisht se Bajerni i Mynihut është njëri nga ekipet më të mëdhenj të Europës e të botës, fitues i Championsit në 2020 dhe 6 herë gjithsej, sërish në Mynih nuk e kanë të lehtë të tërheqin apo të mbajnë yje. Gazetari Fabricio Romano, që merret më shumë me çështjen e transferimeve, shkruan se drejtuesit në “Zebener Shtrase” duan të nisin sa më shpejt bisedimet me lojtarë si Xhamal Musiala, Alfonso Dejvis dhe Lykas Hernandez. Më urgjente puna me francezin, të cilit i përfundon kontrata në 2024 dhe të cilin mund ta kërkojnë klube të mëdhenj. Dejvis ka kontratë deri në 2025, por thuhet se Reali po del “në pritë”, ndërsa Musiala ka kontratë deri në 2026, por ka interesim nga Barcelona, Reali, Liverpuli e të tjerë.

Sfidanti.al