I pangopuri Haland: Rekordet? Mund të kisha shënuar 5 gola!

Nuk dëshiron ta thotë se cili është objektivi i tij, por padyshim që ka të bëjë me një numër të frikshëm golash. Me gjasë, Erling Halandi po ndjek rekordin e Lionel Mesit të vitit 2012 kur shënoi pa fund për Barcelonën, ndaj është gjithmonë i pakënaqur me veten. Edhe pse ka 20 rrjeta në vetëm 14 ndeshje të Premier Ligës, sërish 22-vjeçari flet me tone kritike për veten. “E kam një objektiv, por nuk mund ta them tani, – u shpreh ai, – shokëve në dhomën e zhveshjes u thashë se mund të kisha shënuar 5 gola, por më e rëndësishmja është që ne fituam. Ne duhet të ndjekim Arsenalin. Do të stërvitem më shumë për të shënuar më shumë. U acarova që lojtarët e tjerë ishin në Kupën e Botës dhe shënuan gola. Kjo më ka motivuar”.

Sfidanti.al