Rreth 300 persona protestuan në Briançon të Francës kundër projekteve infrastrukturore të parashikuara për Lojërat Olimpike Dimërore 2030 në Alpet Franceze.
Protestuesit kërkuan zhvendosjen e disa garave në zona të tjera, duke shprehur shqetësimin për pasojat mjedisore, dëmtimin e trashëgimisë historike dhe kostot financiare të organizimit.

