Guardiola: Halandi të bëjë më shumë kujdes, por arbitrit i takon të vendosë!

Trajneri katalanas padyshim që ishte i dëshpëruar pas barazimit me Evertonin që e la ekipin e tij 7 pikë larg vendit të parë në Premier. Nuk ishte kjo mënyra sesi Pep Guardiola donte që të përfundonte ky vit, por ja që e tillë erdhi. Shifrat 1-1 prishën punë, dhe Halandi rrezikoi të përjashtohej, ndërsa tekniku  ishte hatërmbetur me arbitrin e ndeshjes. “Unë e di se çfarë ndodhi, – tha ai, – e kuptoj shumë mirë. Erlingu ishte i zemëruar për ndërhyrjen ndaj tij në kavilje që në minutën e parë, por kartoni i verdhë për të ishte i merituar. i thashë më pas se duhej të ishte i kujdesshëm sepse nuk mund të luajmë 10 vetë kundër 11. Ishte strategjia e kundërshtarit, por i takon arbitrit që të vendosë. Unë nuk dua të kem raporte me arbitrat, nuk dua të kem takim me ta. Nuk më intereson. Gjithsesi, ne luajtëm shumë mirë, por nuk mund të krijosh 1 milionë raste kur rivali mbrohet me kaq shumë lojtarë”.

Sfidanti.al