Për më tepër, kjo ndeshje u luajt në “Etihad”, pra në “gojën e ujkut”. Skuadra blu liverpulase arriti të merrte një barazim të madh në fushën e Mançester Sitit në Premier Ligën angleze, duke treguar se nëse jep maksimumin mund të bësh mrekulli. Erling Halandi e shënoi golin e tij, por nuk mundi të bënte gjë tjetër, madje mori karton të verdhë për një ndërhyrje të ashpër që mund të kishte qenë edhe i kuq, ndërsa kampionëve nuk u bëri punë dominimi, as rastet e shumta dhe 12 minutat shtesë të akorduara në fund. Demarai Grej barazoi rezultatin në 64’ dhe Siti nuk bëri dot më shumë. Jo vetëm kaq, por taktikat mbrojtëse dhe acaruese të Evertonit, që shkakuan edhe humbje kohe, nuk lejuan që ekipi i Guardiolës të ishte shumë konkret me vetëm 6 gjuajtje drejt portës në mbi 105 minuta lojë dhe vetëm 2 në kuadrat! Siti ka 36 pikë pas 16 ndeshjeve, që do të thotë 7 pikë prapa Arsenalit që fitoi në fushën e Lidsit.
Sfidanti.al