Sezoni duket i vështirë, ndonëse në Champions është hedhur sërish një hap drejt më të mirëve. Interi është larg nga zona e titullit, pasi 11 pikë distancë nga Napoli i vendit të parë nuk bëhen “hasha”, veçse besimi në “San Siro” ekziston. E thotë Romelu Lukaku, sulmuesi emblematik zikaltër, edhe pse për të ky sezon dhe ky vit ka qenë vërtet “i zi”. Në një intervistë për “Skaj Sportsin” (Sky Sport), ylli belg shpreh optimizëm. “Napolin e respektojmë, por nuk e kemi frikë, – thotë ai, – kampionati përfundon në qershor dhe ne besojmë ende tek titulli, nuk kemi arritur ende as në 4 janar. Derisa një skuadër nuk e ngre trofeun, gjithçka është e mundur”.
Sfidanti.al