Katalanasit “blaugrana” ngecën përballë atyre bardheblu duke marrë vetëm një barazim në ndeshjen e parë të La Ligës pas Botërorit. Mungesa e Robert Levandovskit u ndje shumë, ndërsa alarmi është i madh që sulmuesi polak do të mungojë edhe për dy ndeshje të tjera. Barazimi 1-1 nuk iu përgjigj lojës që u zhvillua në “Spotifaj Kamp Nou”, por kjo pati pak rëndësi për Espanjolin dhe për renditjen e kampionatit. Barcelona dominoi me 78 për qind të zotërimit të topit, pati 16 gjuajtje drejt portës ndaj vetëm 2 të miqve dhe 7 në kuadrat kundejt një të vetme. Kornet ishin 10-2. Gjithsesi, golit të Markos Alonsos në 7’ iu përgjigj Hoselu me penallti në 73’. Barça kryeson me 38 pikë, po aq sa Reali.
Sfidanti.al