Vinicius akuzon: Racistët bëjnë qejf në stadiume, La Liga nuk vepron

Sulmuesi brazilian ishte sërish objekt i sulmeve të një pjese të tifozëve, ndërsa Reali fitoi një ditë më parë 2-0 në fushën e Vajadolidit. Pamjet filmike me celularë nga tribuna pas portës treguan qartë disa tifozë vendas që e ofenduan në mënyrë raciste duke bërë veprime prej majmuni. Vinisiusi u zemërua shumë nga kjo gjë, dhe botoi një mesazh në rrjetet sociale. “Racistët vazhdojnë të jenë nëpër stadiume, – shkroi ai, – ata ndjeki ndeshjet e klubit më të madh të botës dhe bëjnë çfarë duan, por La Liga nuk vepron”.

Sfidanti.al