Efenbergu: Nëse Bajerni humb titullin, fajtor do të quhet Nojeri!

Ish-kapiteni nuk ka dyshime për kapitenin e sotëm dhe mendon se ai ka bërë një gabim të rëndë. Stefan Efenberg ka fjalë kritike për Manuel Nojerin, pasi ky i fundit pësoi dëmtim të rëndë në kthim nga Botërori dhe humbi gjysmën e dytë të sezonit. Nojeri theu këmbën ndërsa bënte ski, diçka që normalisht futbollistët profesionistë nuk e praktikojnë gjatë edicionit. Për këtë arsye, Efenbergu e kritikon. “Bajerni mbetet favorit për titullin, por nëse ndodh që ta humbasë, atëherë fajtor do të jetë Nojeri”, – tha ish-mesfushori.

Sfidanti.al