Gega del e dyta në garën e 5 kilometrave në rrugë në Bolzano!

Kampionia e Europës nga Shqipëria zhvilloi konkurrimin e fundit të vitit duke marrë medalje argjendi në qytetin e Italisë së Veriut, në një luftë të ashpër për vendet e para. Fituese doli afrikania Sejaum me 15’33”, ndërsa Luiza Gega rezistoi fort duke lënë prapa afrikanen tjetër Kipkemboi. Për këtë, ajo u vlerësua edhe nga mediat italiane dhe lokale në Bolzano. Gara ishte në rrugë, në qendrën e qytetit, me një gjatësi prej 5 000 metrash.

Sfidanti.al