Tifozët e Realit zgjedhin Halandin përpara Mbapesë!

Zemërimi i “los blankosve” për refuzimin e dhimbshëm që bëri vjet sulmuesi francez ndaj klubit madrilen nuk është zbehur aspak. Këtë e tregon qartë një sondazh i bërë nga “Marka” lidhur me transferimin e mundshëm të Kilian Mbapesë tek Reali. Plot 69 për qind e atyre që u përgjigjën në anketë (mbi 120 000 njerëz) u shprehën në favor të Erling Halandit, si numri 9 që duhet në “Bernabeu”. Vetëm 11 për qind ishin për Mbapenë, dhe 20 për qind ishin për të dy së bashku.

Sfidanti.al