Si i shpëtoi Halandi kartonit të kuq ndaj Evertonit?!

Trajneri Pep Guardiola ia hoqi vërejtjen dhe theksoi se futbollisti e tij dëgjoi. Dakord, por kjo vetëm pasi Erling Halandi i shpëtoi një kartoni të kuq rreth 20 minuta pasi kishte shënuar golin e avantazhit për Mançester Sitin ndaj Evertonit. Sulmuesi norvegjez, tepër i acaruar nga taktikat e miqve, u vërsul drejt futbollistit ukrainas, Vitali Mikolenko, duke ndërhyrë për topin me të dyja këmbët të ngritura. Një ndërhyrje e rrezikshme që mund ta kishte dëmtuar Mikolenkon, por për fat kjo nuk ndodhi. Arbitri i dha të verdhë Halandit, me gjasë i kompleksuar disi nga emri i tij i madh, siç ndodh ndonjëherë me Mesin apo me ndonjë tjetër.

Sfidanti.al