“I padisiplinuari” dhe gjumashi Rashford nxjerr “nga balta” Mançester Junajtidin!

Trajneri i tij nuk e tha arsyen se përse e uli në stol në sfidën ndaj Uolvesit, por ishte vetë “i zoti i punës” që e shpjegoi më vonë. Markus Rashford e nisi si rezervë sfidën e rëndësishme të Premier Ligës, dhe u desh hyrja e tij pas pushimit që të merreshin tri pikët. Sulmuesi 25-vjeçar realizoi golin e vetëm të sfidës në stadiumin “Molino” (Molineaux) në minutën e 76-të dhe Mançester Junajtidi hyri në zonën Champions, me 34 pikë në vend të katërt në vend të 32 të Totenhemit. “Më zuri gjumi dhe nuk isha në kohën e duhur në një takim të skuadrës”, – tha Rashfordi më pas për arsyen e dënimit. Analistët vlerësuan trajnerin Erik Ten Hag që, sipas tyre, vazhdon të respektojë parimet e disiplinës siç bëri me Kristiano Ronaldon dhe tani me Rashfordin.

Sfidanti.al