Janis Adetokumbo krahasohet me Uilt Çembërlenin dhe Elgin Bejlërin

Këto dy legjenda kishin qenë të vetmit që kishin realizuar dy ndeshje radhazi me të paktën 40 pikë dhe 20 topa në tabela. Sot, bashkë me ta është edhe Janis Adetokumbo që pati 43 pikë dhe 20 topa në tabela në fitoren e Miluokit, 123-114 ndaj Minesotës. Një paraqitje e madhe e greko-afrikanit që shtoi 5 asiste, 1 vjedhje topi e dy bllokime gjuajtjesh. Në të kaluarën, kësaj ia kishin dalë vetëm Uilt Çembërleni dhe Elgin Bejlëri (Baylor). Ky i fundit e ka bërë një herë, po aq sa Janisi, ndërsa Çembërleni ia ka dalë 5 herë duke qenë rekordmeni absolut i basketbollit amerikan. Falë Adetokumbos, Miluoki i dha fund serizë me 4 humbje dhe mbetet pranë Bostonit që kryeson në Konferencën Lindore me 26 fitore e 10 humbje. Baksat kanë 23 fitore e 12 humbje, po aq sa Bruklini.

Sfidanti.al