“Margaritari” Odegard është udhehqësi i Arsenalit të sotëm të pathyeshëm!

Një ekip që kryeson Premier Ligën me 7 pikë diferencë me ndjekësit, dhe nuk e ka nivelin e tyre të rrogave e të shpenzimeve, padyshim që duhet të ketë diçka të veçantë. Padyshim, i tillë është Arsenali që ka lënë prapa Mançester Sitin e plotfuqishëm, por edhe Man. Junajtidin, Totenhemin, Liverpulin e Çelsit, të cilëve u është shtuar Njukasëlli. Në një ekip me futbollistë tepër të talentuar, dhe mes të cilëve ka disa “trajnerë në fushë” (si Granit Xhaka), dallon Martin Odegard. Norvegjezi, që është mjaft i ri në moshë, shënoi një gol, krijoi një tjetër, dhe ishte regjisori i lojës së “topçinjve” të trajnerit Mikel Arteta.

Ish-organizatori i Arsenalit, Pol Mersoni, e krahasoi Odegardin me legjendën e bilardos (snuker-snooker), Roni O’Saliven (O’Sullivan), që është kampion bote në fuqi dhe numri 1 i renditjes botërore. “Martin Odegardi e di se ku duhet ta dërgojë topin ende pa e marrë atë, – tha Mersoni, – edhe shokët e tij e dinë se çfarë do të bëjë ai. Ky është Roni O’Saliveni i futbollit. Në Premier Ligë ka vetëm një lojtar tjetër si ai, Kevin De Brujne”. Odegardi u shpall lojtari i ndeshjes për herë të dytë radhazi, ndërsa londinezët kanë një bilanc të shkëlqyer me 14 fitore, 1 barazim e 1 humbje.

Sfidanti.al