Në Argjentinë-Holandë nxorri gjithsej 18 edhe pse i pati që të gjithë të verdhë. Pas Kupës së Botës, dhe pas kritikave të Lionel Mesit dhe Dibu Martinezit, Mateu Lahoz u përsërit në vendin e tij, në Spanjë. Arbitri ndërkombëtar drejtoi derbin katalanas, Barcelona-Espanjol në “Spotifaj Kamp Nou”. Plot 17 kartonë u dhanë nga ai, mes të cilëve dy të kuq për plotësim të të verdhave, nga një për secilin ekip. Dha edhe një penallti për Espanjolin. Ai u vërshëllye dhe u ofendua rëndshëm nga tribunat e stadiumit, ndërsa tifozëve nuk u pëlqeu aspak rezultati (1-1). Kritika për Lahozin erdhën edhe nga mediat, pasi “Marka” shkruajti se “nuk drejtohet kështu një ndeshje e tillë”.
Sfidanti.al