Ajke Imel ka qenë pjesë e skuadrës së madhe të Gjermanisë së fundit të viteve 80-të, nën drejtimin e Franc Bekenbauerit dhe ka njohur suksese në karrierë. Sot, në moshë për të gjykuar, ai thotë se Bajerni i Mynihut nuk duhet të mbështetet tek portieri i Gladbahut, Jan Zomer. “Kur kam qenë trajner portierësh kurrë nuk shikoja një portier që ishte më pak se 1.87 metra, – thotë ai, – Zomer është 1.83. Kur ai bën ndonjë pritje spektakolare, kjo bie në sy, ndërsa Nojeri e ka më të lehtë sepse është 1.93 metra dhe e arrin topin pa shumë vështirësi”.
Sfidanti.al