Është vetëm 16 vjeç, pra është ende tepër i vogël për t’u krahasuar me gjigandin nga Norvegjia që është 21. Gjithsesi, “Marka” shkruan se sulmuesi adoleshent nga Brazili, Endrik, i ka vendosur kusht Realit që të mos marrë Halandin, nëse dëshiron të marrë atë. Futbollisti i Palmeirasit pëlqehet nga shumë klube europiane, dhe madje Barcelona apo Paris SG po mendojnë për të, ndonëse Reali jepet në avantazh. Sidoqoftë, njerëzit e afërt me të mendojnë se Endriku dhe Halandi nuk mund të “bashkëjetojnë”, pra nuk mund të luajnë në një ekip. Nga ana tjetër, tifozët e Realit pëlqejnë më shumë që presidenti Perez të marrë norvegjezin sesa brazilianin, dhe janë plot 70 për qind që votojnë kështu në sondazhin e “Markës”.
Sfidanti.al