Është një nga televizionet që transmeton ndeshjet e kombëtares, por nuk ka qenë thuajse kurrë i lumtur. Sa herë që kombëtarja e Anglisë duhej ta kishte sfidën të dhënë për publikun në ekranin e ITV-së, aq herë tifozët shqetësoheshin, dhe me të drejtë. Që nga viti 1998 e deri pardje, “tre luanët” kishin fituar vetëm 2 nga 15 ndeshjet e kupave të botës të transmetuara nga ITV-ja, duke pësuar disfata që kanë lënë gjurmë. BBC-ja, në të kundërt, ka qenë shumë më fatsjellëse me 12 fitore në 16 ndeshje. Gjithsesi, Anglia ia doli të dielën në mbrëmje ndaj Senegalit me shifrat 3-0 duke arritur çerekfinalet e Botërorit.
Sfidanti.al