Mesi për favoritët e Botërorit: Brazili, Franca dhe Spanja!

Nuk mendon për Anglinë, dhe kjo nuk i ka pëlqyer shumë mediave në ishull. Lionel Mesi ka pretendentë të tjerë për fitimin e Kupës së Botës, ndërsa bën parashikimin e tij për pjesën e mbetur të turneut në Katar. “Brazili është duke luajtur shumë mirë, – tha Leo, – mbetet një nga favoritët e mëdhenj. Po ashtu, Franca. Spanja gjithashtu ka luajtur shumë mirë, pavarësisht se çfarë ndodhi ndaj Japonisë. Mendoj se Argjentina është një fuqi futbolli dhe është gjithmonë në listë”.

Sfidanti.al