Ka nisur të bëhet shqetësim nga të katër anët, pra jo vetëm në ekipet e klubeve. Kristiano Ronaldo duket se ia ka sjellë në majë të hundës edhe trajnerit të Portugalisë, Fernando Santos, sepse ky vetë e pranoi një gjë të tillë. “Nuk më pëlqeu aspak reagimi i Ronaldos në ndeshjen ndaj Koresë së Jugut, – tha Santosi, duke komentuar fjalët që Kristiano tha në momentin që po zëvendësohej, – nuk më pëlqeu aspak. E pashë edhe një herë atë filmim. Gjithsesi, këto janë gjëra që ne i zgjidhim në gjirin e ekipit. Ajo gjë është zgjidhur dhe ne mendojmë vetëm për ndeshjen”. Flitet se Santosi mund ta lerë në stol Ronaldon për ndeshjen e madhe ndaj Zvicrës në raundin e dytë të Kupës së Botës.
Sfidanti.al