U fotografuan në ndeshjen ndaj Japonisë në raundin e dytë, ndonëse si ballkanase, janë më të tërhequra dhe më pak ekstravagante sesa anglezet (natyrisht, nuk e kemi fjalën për modelen Ivana Knoll). Futbollistët e Kroacisë patën si mbështetje në suksesin e madh në Botëror disa nga njerëzit e afërt, gratë, të fejuarat apo të dashurat e tyre. Në tribunë ishte e shoqja e Modriçit, Vanja, me fëmijën e tyre, si dhe mamaja dhe motra e mesfushorit të Realit. Aty ishte edhe Ivana Vida, e shoqja e Domagoj Vidës, si dhe Iva Shariç, e shoqja e Bruno Petkoviçit. Nuk mungojnë motrat e mbrojtësit Joshko Gvardiol.
Sfidanti.al